Lajme

Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër madhështisë, forca Kosovë!

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 01 April 2026

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e gjithë Kosova është ende e pikëlluar dhe e mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, shefi i qeverisë tha se nuk duhet harruar që Kombëtarja e Kosovës ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke ‘na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë’.

“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.

-Advertisement-

“Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi. Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje”, ka shkruar Kurti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy