Sport

Kombëtarja e Turqisë pa gjumë, tifozët e Kosovës ndezin fishekzjarre afër hotelit të tyre gjatë tërë natës

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 31 March 2026

Kombëtarja e Turqisë ka kaluar një natë të vështirë pa gjumë në prag të përballjes me Kosovën, ndërsa atmosfera mes tifozëve vendas ka arritur kulmin para ndeshjes së rëndësishme të play-offit për Kupën e Botës.

Entuziazmi i tifozëve dardanë është rritur ndjeshëm me afrimin e sfidës, dhe një pjesë e tyre kanë ndërmarrë veprime për të ushtruar presion psikologjik ndaj kundërshtarit.

Gjatë orëve të natës janë ndezur vazhdimisht fishekzjarre në afërsi të hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja e Turqisë, me qëllim që lojtarët kundërshtarë të mos kenë qetësinë e nevojshme për pushim, transmeton klankosova.

-Advertisement-

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë se aktiviteti me mjete piroteknike ka zgjatur për disa orë rresht, veçanërisht afër hotelin ku janë akomoduar ekipi turk, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë para ndeshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tolga ÖZTÜRK (@baknerdetolga)

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy