Kurti i referohet një kompanie, Kusari: Mos i besoni, kompani famëkeqe që ia nxiu jetën gazetares malteze
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 24 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten i është referuar indeksit të kompanisë “Henley and Partners”, që ka vlerësuar se Kosova është në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar.
Mirëpo juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se kjo kompani është famëkeqe dhe e njëjta që “ia ka nxi jetën” gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, e cila më pas u vra.
“Henley and Partners, të cilës po i referohet Kurti dhe qeveria për me u krekosë me të arritura, nuk është asgjë tjetër pos një kompani famëkeqe ligjore që e ka zgjeru biznesin edhe në pasaporta dhe investime”, ka thënë Kusari.
“Për këtë kompani, të cilën e njoh shumë mirë, mundem me shkru gjatë, por po i lus gazetarët që të hulumtojnë dhe ta informojnë publikun. Ajo që mund të them është që Henley and Partners ia kanë nxi jetën gazetares së vrarë malteze Daphne Caruana Galizia”, ka thënë ajo teksa ka kërkuar që të lexohet edhe një tekst i gazetares, të cilin e kishte shkruar tre javë para se të vritej. Shkrimi ishte për Henley and Partners.
Postimi i saj:
Këtë e ka shkru vetë Daphne 3 javë para se me u vra. Lexoni shkrimin e saj për Henley and Partners.
https://daphnecaruanagalizia.com/…/london-law-firm…/
Qysh ia kanë nxi jetën?
Henley merret me investime të ndryshme, ndërsa si biznis kryesor e kanë shitje-blerjen e pasaportave. Malta ka pasë program për shitjen e pasaportave të cilin program Daphne e ka kritiku me vite të tëra. Programi është konsideru nga gjykata e BE-së që është në kundërshtim me ligjet e BE-së dhe është mbyllë nga qeveria.
Meqë Daphne ka qenë kritike, drejtori i Henley bashkë me ish kryeministrin e Maltës, shefin e tij të kabinetit dhe qeveritarë tjerë, janë marrë vesh që me e paditë Daphnen në Londër ashtu që me shkatërru financiarisht dhe me i bo presion ligjor.
Të gjitha këto janë ekspozu në hetimin publik (public inquiry) që është bërë për vrasjen e Daphnes. Në gjykatë, djali i saj Matthew, ka tregu në detaje se si kjo kompani ia ka nxi jetën nënës së tij duke ofru emaila, letra, sms etj si dëshmi. Lexoni në linkun poshtë diskutimet e drejtorit të Henley me kryeministrin për Daphne.
Njëjtë për pasaporta, mos i besoni aspak vlerësimit të tyre për pasaporta sepse kanë konflikt interesi. Shitje-blerjen e pasaportave e kanë biznes dhe luajnë me atë indeks qysh kanë qejf.
Dëshmia e Matthew në gjykatë – https://timesofmalta.com/…/IIP-henley-emails-daphne…
Qeveria ka të drejtë me e promovu punën e saj por është keqinformim nëse tentohet që Henley and Partner të paraqiten si ndonjë autoritet.
Përndryshe, lufta e Henley and Partners kundër Daphnes është arsyeja kryesore përse jam angazhu kundër padive SLAPP dhe ia kam kushtu gjysmë dekade të jetes time.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...





























