Lajme

Në Obiliq mbahet gara “Vrapimi i Gjeneratës 2008”, u shpallën fitues nxënësit më të shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 September 2025

Në Stadiumin “Agron Rama” në Obiliq u zhvillua aktiviteti sportiv “Vrapimi i Gjeneratës 2008”, organizuar në bashkëpunim me Federatën Olimpike të Kosovës.

Aktivitetin e ndoqën nga afër kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nënkryetari i Federatës Olimpike të Kosovës, Arben Fetahu, dhe drejtoresha e DKRS-së, Liridona Shabani.

Në garë morën pjesë nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”, gjenerata e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës – 2008.

-Advertisement-

Fitueset nga vajzat:

Erisa Grajçevci

Leona Dobratiqi

Laurenta Miftari

Fituesit nga djemtë:

Ahmed Paloji

Erion Berisha

Koletin Sollova

Kryetari Gashi uroi të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e sportit si pjesë e edukimit dhe zhvillimit të të rinjve në komunë./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy