Lajme

“Ec aty shqipe”, Edi Rama i gëzohet transferimit të Zhegrovës te Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 31 August 2025

Tashmë është konfirmuar nga media dhe gazetarë të ndryshëm se Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit.

Sulmuesi kosovar do të bëhet pjesë e ‘Bianconerëve’, pasi këta të fundit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Lille për transferimin e tij

Klubi francez do të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga shitja e Zhegrovës, teksa vet ylli dardan pritet të fitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

-Advertisement-

Lajmit për transferimin e Zhegrovës tek gjiganti italian i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

I njohur në publik edhe si një fans i zjarrtë i Juventusit, Rama kishte një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij transferimi.

“Ec aty shqipe, shqiponja e egër për historinë bardhezi”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy