Lajme

5 vatra zjarri ende aktive, Sveçla viziton Agjencinë për Menaxhmin e Emergjencave

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 28 Korrik 2025

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me zëvendësministrin Blerim Gashani, ka vizituar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, në kuadër të angazhimeve për përballimin e situatave të krijuara nga zjarret në terren.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se vetëm gjatë 12 orëve të fundit, Kosova është përballur me 41 vatra zjarri, prej të cilave pesë mbeten ende aktive.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve të Agjencisë, përmes sigurimit të automjeteve të specializuara, pajisjeve operacionale, uniformave si dhe rekrutimit të stafit shtesë.

-Advertisement-

“Mbështetja jonë do të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me AME-në dhe me të gjitha komunat, në mënyrë që secila palë, sipas kompetencave, të kontribuojë në menaxhimin sa më efikas të situatave emergjente nga ekipet zjarrfikëse,” u shpreh ministri në detyrë./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy