Lajme

Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 09 Korrik 2025

Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut paraqet një situatë serioze që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

Ajo shkruan se përdorimi i forcës nga organet e rendit duhet të jetë i justifikuar, proporcional dhe në përputhje me standardet ligjore dhe etike.

“Në këtë rast, shqetësimet publike janë legjitime dhe kërkojnë hetim të plotë dhe transparent. Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të veprojë sipas ligjit dhe të drejtave të njeriut. Çdo devijim nga këto parime minon besimin publik dhe kërkon përgjegjësi”.

-Advertisement-

Krasniqi bën thirrje nga organet e rendit që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e drejtësisë.

“Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional”, thotë ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy