Lajme

“Miliona humbje në ditë”: Rënia e tre blloqeve në KEK, Ymeri kërkon përgjegjësi nga Kurti e Rizvanolli për menaxhim të dobët

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 20 Qershor 2025

Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke e cilësuar si një menaxhim të dështuar që po i kushton qytetarëve të Kosovës miliona euro në ditë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj, kriza energjetike është e përsëritur dhe e parashikueshme, ndërsa blloqet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) bien “si gjithmonë papritmas”, duke krijuar nevojë për importe të mëdha të energjisë.

“Gjysma e ngarkesës energjetike po mbulohet me import. Me çmimin aktual në bursën HUPX, vetëm për importin e energjisë, kostoja ditore arrin mbi 600,000 euro – pa përfshirë humbjet, transmetimin apo shpenzimet shtesë”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se vetëm dje dhe sot, çmimi i transmetimit është rritur deri në 45,000 euro në orë, duke e tejkaluar edhe vetë çmimin e energjisë. Ymeri ka përmendur disa nga përfituesit e përhershëm të kësaj situate: kompanitë EFT e Vuk Hamoviq dhe GEN-i, të lidhura sipas saj me rrjetin e vjetër të pushtetit energjetik në Ballkan.

“Çfarë mund të thotë ministrja Artane Rizvanolli për këtë situatë? Qytetarëve po u faturohet çdo ditë paaftësia institucionale me miliona euro humbje,” ka thënë ajo.

Ymeri ka vënë në pikëpyetje edhe heshtjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e lidhur me figurat e përfituese nga sektori, si djali i ish-gjeneralit serb Rade Hamoviq që sipas saj vazhdon të fitojë përmes kompanisë GEN  dhe me përmendjen e emrit të ambasadorit Martin Berishaj.

“Në Kosovën e lirë përfitues vazhdojnë të jenë të njëjtit, të lidhur me ish-sistemet jugosllave apo figura të afërta me pushtetin. Kujt po i shërben ky pushtet? Qytetarëve, apo rrjetit të përhershëm të përfituesve?”, përfundon reagimin Ymeri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy