MPB: Kosova po shndërrohet gradualisht në një destinacion për punëtorët e huaj
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 12 Qershor 2025
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot dialogun e radhës në fushën e migrimit në mes Kosovës, Zvicrës dhe Lihtershtejnit.
Delegacionin kosovar në këtë dialog e udhëhoqi Sekretarja e Përgjithshme e Punëve të Brendshme, Fahrije Ternava-Sheremeti, ndërsa delegacioni i Zvicrës u udhëhoq nga kryetarja e delegacionit, Cristina Probst-Lopez.
Ternava-Sheremeti tha se e Kosova ka bërë përparim të dukshëm në fushën e migrimit vitet e fundit, duke konsoliduar kornizën ligjore e strategjike, duke përmirësuar kapacitetet institucionale dhe duke ndërtuar sisteme të avancuara për menaxhimin dhe analizën e migrimit.
Ajo tha se Kosova gradualisht po shndërrohet në vend destinacioni për punëtorë të huaj dhe tha se për këtë duhet një qasje e re, përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Sot, e them me shumë siguri se migrimi në Kosovë po ndryshon. Nga një vend kryesisht i origjinës, po shndërrohemi gradualisht në një vend destinacioni për punëtorë të huaj. Ky ndryshim sigurisht që kërkon një qasje të re, të koordinuar, të bazuar në të dhëna dhe të përqendruar në të gjithë ciklin e migrimit, marrëveshjen për mobilitet në punë, deri te mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe angazhimi i diasporës”, tha Ternava-Sheremeti.
Gjatë këtij dialogu, ajo vuri në dukje se përkundër arritjeve që janë bërë, sfidë mbetet nevoja për forcim të mëtejshëm institucional, ndërlidhje të sistemeve dhe angazhim më të gjerë të gjithë shoqërisë.
“Për këtë arsye, MPB së bashku me institucionet e tjera relevante kanë nisur procesin për hartimin e Strategjisë së re për Migracionin 2026–2030, e cila do të hartohet mbi arritjet aktuale dhe do të orientohet drejt një qeverisjeje moderne gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore të migrimit”, tha ajo, siç njofton Ministria në komunikatë.
“Në këtë takim theks i veçantë iu vu edhe mbështetjes së pakursyer të qeverisë zvicerane në këtë rrugëtim dhe për këtë, delegacioni i Kosovës e falënderoi delegacionin zviceran për gjithë mbështetjen”.
Në kuadër të këtij dialogu u diskutuan disa nga sfidat me lëvizjet e ndryshme të migrantëve që po përballën pothuajse të gjitha shtetet e BE-së.
“Ndërsa në kuadër të arritjeve të Republikës së Kosovës në këtë fushë u vunë në dukje zbatimi i aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit për Migracionin 2021-2025, adresimi i nevojave të fëmijëve migrantë të pashoqëruar dhe grupeve të cenueshme, rritja e kapaciteteve të akomodimit etj”.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































