Lajme

Aksioni antidrogë, arrestohen 22 persona e konfiskohen mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 03 Qershor 2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një ndër operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar, të koduar “Qielli i Thyer”, ku janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të narkotikëve, pastrim parash dhe përdorim të aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”.

Në një komunikatë të përbashkët, thuhet se “veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit ‘SkyECC’”, një platformë që ka qenë në shënjestër të autoriteteve ndërkombëtare për përdorim nga rrjetet kriminale, shkruan Gazeta Infokus.

Aksioni është zhvilluar në katër rajone të vendit: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan. “Në aksion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të koordinuar kanë asistuar në bastisjen e 47 lokacioneve dhe arrestimin e personave të dyshuar,” thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar sasi të mëdha lëndësh narkotike, 129 vetura, 134 mijë euro dhe 900 mijë para të gatshme, 20 mijë franga zvicerane, 490 dollarë amerikanë, 13 mijë euro të falsifikuara, 9 orë dore luksoze, si dhe 36 armë, mbi 1500 fishekë dhe një makineri për paketimin e heroinës dhe kokainës.

“Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë euro dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast,” theksohet në komunikatë.

Ky operacion është përkrahur nga autoritetet belge, holandeze dhe Europol. “Operacioni i koduar ‘Qielli i Thyer’ është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.”

Në fund të njoftimit, autoritetet shtetërore riafirmojnë zotimin për luftën kundër krimit: “PSRK dhe Policia e Kosovës sigurojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se asnjë aktivitet kriminal nuk do të tolerohet në komunitetin tonë, duke theksuar angazhimin në luftimin dhe parandalimin e këtyre veprave penale, dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e shkelin ligjin.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy