Lajme

Seanca konstituive e 19-të nesër nga ora 11:00, Kuvendi del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 22 Maj 2025

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive e legjislaturës së nëntë, e cila deri më tani ka dështuar të konstituohet, pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme.

Deri tani, kjo seancë ka dështuar 19 herë me radhë që nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, duke thelluar krizën institucionale në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Në përpjekjen e fundit për ta zhbllokuar situatën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Por ky propozim nuk u mbështet nga deputetët e partive opozitare.

-Advertisement-

Forma e votimit u propozua pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, kandidatura e Vetëvendosjes për kryeparlamentare.

Pas përfundimit të seancës së djeshme, përfaqësuesit e partive politike nuk dhanë sinjale për ndryshim qëndrimesh, duke lënë të paqartë nëse nesër do të ketë ndonjë përparim konkret.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy