Ekonomi

“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 16 May 2025

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, ka dhënë një analizë të drejtpërdrejtë dhe të qartë mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një intervistë për emisionin “Podcast me Shkelzen Dakaj”, theksoi se rritja e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 %, është si pasojë e keqmenazhimeve të instritucioneve e që po e paguajnë qytetarët.

Ejupi gjithashtu ceku edhe arsyet se pse është keqmenazhim e institucioneve.

-Advertisement-

“Pse neve na u ka shtrajtu rryma është keqmenaxhim i tri operaorëve, KEK-u, KOSTT-I, që janë në qeveri edhe ZRRE-ja. ZRRE-së po ja la një faj se e ka fajin ma të vogël sepse në dy tri raste se ka kryer punën e tyre se kanë thanë ka mungesë të stafit, pse ti ke mungesë të stafit nuk ëhstë faji i qytetarëve. KEK-u për arsye se ka pasë shumë dalje dmth, nëse e marrin 2018, 2019, ka pasë shuëm dalje të paparashikume shumë ma shumë sesa viteve paraprake, automatikisht nëse ti nuk prodhon, rrjeti e ngreh atë rrymën e ka devijime ka dënimë qikjo është kosto, por në fund krejt qito keqmenaxhime, ne si qytetarë jemi tu i pagu”, ka theksuar Ejupi në intervistë./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien dhe emisionin e plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy