Ekonomi

Punësimi në Kosovë: Muharremi analizon mospërputhjet mes Trustit dhe ATK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 16 May 2025

Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar të dhënat e të punësuarve në Kosovë nga raportet e Trustit Pensional të Kosovës, që u publikuan nga Gazeta Infokus të mërkurën ku për 3 muaj pati një rënie prej mbi 100 mijë llogari aktive dhe statsitikat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Muharremi ka thënë se nga mesataret e ATK dhe llogarive aktive tek Trusti, kemi mesatarisht 357,422 persona të raportuar si të punësuar aktiv në tremujorin e parë 2025, dhe se ASK nuk ka raportuar ende.

“Aktualisht, nga mesataret e ATK dhe llogarive aktive tek Trusti, kemi mesatarisht 357,422 persona të raportuar si të punësuar aktiv në tremujorin e parë 2025. Trusti ka raportuar 337,283 llogari aktive, ndersa ATK 377,562 pagesa. ASK nuk ka raportuar ende.”

-Advertisement-

Ai ka shtuar se nga të dhënat ATK dhe Trusti, kuptojmë që numri i personave të punësuar është më i vogël sesa i raportimeve të ASK dhe se kjo është bërë ndoshta për shkak të metodologjive por edhe punësimeve afatshkurtra.

“Këtu në grafikon i kemi të dhënat gjithëpërfshirëse rreth punësimit në Kosovë. Janë nga ASK, Trusti (Logaritë aktive) dhe nga ATK (primaret). Periudha është tremujori i parë nga vitet 2021 deri 2025. Nga të dhënat e ATK dhe Trusti, po kuptojmë që numri i personave të punësuar është më i vogël sesa i raportimeve të ASK. Kjo ndoshta për shkak të metodologjive.  Gjithashtu Trusti periudhat tjera të vitit raporton më shumë llogari aktive, por kjo supozohet për shkak të punësimeve të paqëndrueshme afatshkurtëra që nuk vazhdojnë pasataj. Për atë arsye, shembulli është bërë nga tremujori i parë i viti i cili supozohet të jetë më reali dhe organik.”, ka shkruar Muharremi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy