Ekonomi

Dakaj për 100 mijë llogari më pak në Trust: Këtu bie propaganda, bie mashtrimi e gënjeshtrat e Hekuran Muratit

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 15 May 2025

Gazetari Shelzen Dakaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Trustit Pensional të Kosovës ku shihet se për tre muajt e parë të vitit 2025 ka një rënie prej mbi 100 mijë pak llogari aktive.

Dakaj ka thënë se këto shifra i heqin maskën qeverisë në detyrë e cila për katër vite ka mashtuar më shifrat e TRUST-it duke i paraqitur si rritje e numrit të të punësuarve.

Duke qenë një diferencë kaq e madhe ai ka thënë se në këtë formë me këtë ulje kaq të madhe bie edhe propaganda e pushtetit se kjo shifër tregon numrin e të të punësuarve, shifër kjo të cilën ministri i Financave, Hekuran Murati e përdorte me mburrje për të treëguar rritjen e numrit të të punësuarve.

-Advertisement-

“Ky artikull i bazuar në dokumente zyrtare i heq maskën mashtrimit të madh të pushtetit me statistikat për të punësuarit ndër vite. Vetëm për muajt janar, shkurt dhe mars 2025 figurojnë mbi 100 mijë qytetarë më pak të punësuar krahasuar me tremujorin paraprak tetor–dhjetor 2024. Këtu bie propaganda, bie mashtrimi, bie çdo gënjeshtër që Hekuran Murati e ka shitur për vite të tëra si “sukses ekonomik”’, shkruan Dakaj.

Ky reagim i Dakajt erdhi mbrëmë pasi Infokusi i publikoi këto raporte të TRUST-it deri ka shtuar ka shtuar se faktet janë kokëforta dhe se pushteti në largim duhet të tregojsë se si mund të ndodhë kjo, nëse realisht numri i llogarive aktive ka të bëjë me numrin e  të të punësuarve, gjë të cilën e kanë proklamuar dhe janë mburrur me të në vazhdimësi.

“Shifrat janë zyrtare, faktet janë kokëforta dhe nuk i prodhon mediat por vetëm i siguron, i krahason dhe i publikon. Qysh mund të ndodh kjo? Cili është mashtrimi që fshihet pas këtyre statistikave? Kur në 3 muaj zhduken mbi 100 mijë kontribuues, nuk kemi më të bëjmë me “rritje”, por me skandal që dikush duhet ta shpjegojë”, përfundon Dakaj.

E në lidhje më këtë sot ka reaguar edhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hikmete Bajrami e cila po ashtu ka deklaruar se kjo shifër nuk paraqet realisht numrin apo rritjen ose uljen e numrit të të puanësuarve por që pavarësisht kësaj është keqpërdorur si e tillë nga Lëvizja Vetëvendosje për katër vite pushtet./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy