Ekonomi

“LVV-ja i ka keqpërdorur këto shifra për katër vite”: Hikmete Bajrami sqaron se pse janë mbi 100 mijë më pak të punësuar në Trust për 3 muaj

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 15 May 2025

Pas raportimit të Infokusit në lidhje me një rënie drastike në Trustin Pensional të Kosovës sa i përket llogarive aktive, ku për vetëm 3 muajt e parë të vitit 2025 ka një rënie prej mbi 100 mijë llogarive, deputetja e LDK-së ka sqaruar se pse ka ndodhur një ulje e tillë.

LEXO EDHE: Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit

E pyetur në Kuvendin e Kosovës, Bajrami ka thënë se ka të bëjë me disa shifra që qeveria në detyrë i ka keqpërdorur për katër vite duke i paraqitur para publikut si numër të rritjes së punëtorëve derisa kjo e dhënë nuk e tregon numrin e të punësuarve.

“Tani bëhet fjalë për llogaritë aktive, ato janë shifra të puënsimit të cilat për katër vite LVV-ja i ka shfrytëzuar për të treguar se sa është rritur punësimi në Kosovë. Nga Gazeta Infokusi ku u publikua një artikull i tillë unë e mora dhe e shfletova janë ekzaktësisht të njëjtat shifra që i kanë shfrytëzuar ish qeveria për të treguar se sa janë rritur vendet e punës. Në qoftë se shërbehemi me ato shifra që është shërbyer qeveria i bie që në fakt ne kemi 100 mijë të punsuar më pak, por…”

-Advertisement-

Gazeta Infokus të mërkurën ka publikuar të dhënat e TRUST-it pë3 tre mujorin e vitit 2024 dhe tre mujorin e parë të vitit 2025 ku shihet një rënie drastike e llogarive aktive në Trust.

Në lidhje me këtë pati edhe reagime të shumta. Analisti Shenoll Muharremi ka kërkuar sqarime se pse ka ndodhur një rënie kaq e madhe./Gazeta Infokus

Ndiqni më poshtë videon e plotë:

Muharremi: Rënie drastike në Trust në muajt e fundit, duhet të kuptojmë çfarë po ndodhë?

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy