Ekonomi

Muharremi alarmon pas publikimit të Infokus, ngre shqetësim për “avullimin” e mbi 100 mijë kontributeve pensionale dhe të dhënave të tregut të punës

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 15 May 2025

Gazeta Infokus dje ka publikuar një artikull ku tregon se në Kosovë që në muajt e parë të këtij viti janë mbi 100 mijë të punësuar më pak.

Saktësisht sipas statistikave zyrtare qe ka siguruar Gazeta INFOKUS, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.

E ekonomisti, Shenoll Muharremi ka ngritur një shqetësim serioz mbi mospërputhjet e dukshme në të dhënat e fundit për kontributet pensionale dhe tregun e punës në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Përmes një reagimi publik, Muharremi ka thënë se kjo është një vlerë shumë e madhe duke shtuar se duhet të ketë një shpjegim të qartë institucional për këtë diferencë.

“Kjo është një vlerë shumë e madhe – nuk munden me u ‘avullu’ kaq shumë persona,” shkruan ai.

Lexo edhe: Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit

Muharremi gjithashtu ka rikujtuar të dhënat e mëhershme të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku kishte një tjetër mospërputhje: rreth 104,000 persona mungonin në përllogaritjen e fuqisë punëtore.

Sipas tij, nuk kishte rritje as në numrin e të punësuarve, as në fuqinë aktive të tregut, ndërkohë që edhe papunësia ishte raportuar si negative.

“Si po na avullohen kështu me qindra mijëra persona? Kjo nuk mundet me qenë në rregull,” thekson ai, duke kërkuar transparencë dhe përmirësim të metodologjisë së raportimit./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë:

Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy