Fokus

Pasuria milionëshe e Luan Dalipit, këshilltar dhe shef i stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 28 April 2025

Luan Dalipi është këshilltar politik dhe shef i stafit të zyrës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili në këtë pozitë është emëruar qysh në vitin 2021 kur edhe filloi detyrën qeveria Kurti II.

E sipas regjistrit të vitit 2025 të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Luan Dalipi numëron një pasuri milionëshe së bashku me bashkëshorten.

Pasuria e tij në total kap shifrën mbi 1 milion e 284 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ai sipas deklarimit pasuri të paluajtshme ka një shtëpi në vlerë 950 mijë euro, Banesë në vlerë 110 mijë euro, depo 6 mijë euro, garazhdë 3 mijë e 200 euro.

Pasuria e luajtshme – veturë Mersedez Benz në vlerë 30 mijë euro veturë 8 mijë e 500 euro e bashkëshortes.

 

Ai dhe bashkëshortja posedojnë mbi 61 mijë euro para të gatshme në banka – kursime nga pagat

Ndërsa për vec pagës vjetore nga zyra e kryeministrit që kap shifrën 15 mijë e 275 ai ka marrë mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit në vlerë 4 mijë e 807 euro.

Ndërsa pagat vjetore të bashkëshortes kapin shifrën 35 mijë euro ku ka deklaruar se mban tre punë.

12 mijë e 600 pagë vjetore në punën në Unisted Hospital.

5 mijë euro në laboratorin Biohit dhe 18 mijë euro në Klinkën kroate A. Haxhiu..

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy