Lajme

Haradinaj: S’ka ndryshim as në kandidaturë as në qëndrime të opozitës

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 25 Prill 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk ka asnjë ndryshim, as në kandidaturë, as në qëndrimet e opozitës,” tha Haradinaj, duke konfirmuar se mbështetja për Haxhiun nuk do të vijë nga radhët opozitare.

Ai shtoi se AAK ka propozuar dy emra që do të ishin të pranueshëm për këtë post, por nuk e përjashtoi mundësinë që të diskutohen edhe kandidatura të tjera.

-Advertisement-

“Ne si AAK kemi ofruar dy emra që i konsiderojmë të pranueshëm, por natyrisht mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të diskutohen dhe të marrin mbështetjen për këtë pozitë,” theksoi Haradinaj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy