Lajme

Aksidenti me fatalitet në Terstenik të Drenasit, policia jep detajet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 18 Prill 2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe ka përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Viktima, drejtuesi i motoçikletës, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale, drejtuesi i motorit, viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Ndërsa pasagjeri, po ashtu mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy