Shtrenjtimi i rrymës, Çitaku: VV-ja, nënshtron qytetarin për ta sunduar më lehtë
Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 16 Prill 2025
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke e cilësuar si të pritshëm dhe pasojë të mungesës së dialogut nga ana e Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Çitakut, vendimi nuk është aspak befasues, pasi qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, siç tha ajo, shmang në vazhdimësi komunikimin me qytetarët, bizneset dhe akterët e tjerë relevantë.
“Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado”, ka thënë ajo në një reagim publik.
Deputetja e PDK-së theksoi se kjo sjellje është bërë tipike për VV-në, duke shtuar se njëjtë ka vepruar edhe ndaj sindikatave, mediave, opozitës dhe komunitetit të biznesit.
“Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë”, u shpreh Çitaku.
Ajo vuri në dukje edhe një element që e cilësoi si ironik, duke kujtuar kundërshtimin e ashpër të Vetëvendosjes në të kaluarën ndaj përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve energjetike në vend.
“E më ironikja? Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës. Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin”, shtoi ajo.
ZRrE, pavarësisht reagimeve të shumta nga qytetarët dhe shoqëria civile, ka miratuar të mërkurën vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































