Gërvalla takon Kallasin: Mbështetja për Kosovën s’mund të mbetet në nivel deklarativ, duhet të përkthehet në hapa konkretë
Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 14 Prill 2025
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla theksoi rëndësinë e rolit që luan Bashkimi Evropian, jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit, por edhe për ofrimin e vizionit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e kontinentit, shkruan Gazeta Infokus.
Ministrja theksoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si një partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Sipas Gërvallës, mbështetja për Kosovën nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata, por duhet të përkthehet në hapa konkretë, përfshirë përmbylljen e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave që cenojnë frymën e partneritetit.
Ajo ritheksoi se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e Kosovës.
“Mbështetja për Republikën e Kosovës është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar,” thuhet në njoftim.
Gërvalla theksoi gjithashtu se angazhimi i Kosovës në rajon përbën një faktor të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë kontinentin. Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së për vendime të guximshme dhe një vizion të përbashkët evropian që përfshin edhe Kosovën si pjesë të natyrshme të tij.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































