Lajme

Muharremi: Përveç LDK-së, Kurti duhet ti dërgojë ftesë edhe PDK-së dhe AAK-së, shpresoj të ketë reflektuar

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 07 Prill 2025

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiut për konsultime rreth formimit të qeverisë së re, shkruan Gazeta Infokus.

Muharremi ka përshëndetur këtë hap, duke e cilësuar si shenjë reflektimi nga qëndrimet e mëparshme të LVV-së, por ka theksuar se kjo ftesë nuk duhet të mbetet vetëm një formalitet, por të jetë pjesë e një përpjekjeje serioze për të krijuar një qeveri stabile dhe me kompetencë.

“Më vjen mirë që LVV ka reflektuar nga qëndrimet e mëparshme dhe i ka dërguar letër për konsultime LDK-së. Shpresoj që kjo nuk është bërë vetëm si procedurë, por që ka vullnet për të konsideruar opsionet për një qeveri stabile dhe me kompetencë,” ka thënë Muharremi.

-Advertisement-

Ai ka bërë thirrje që LVV, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të dërgojë ftesa për konsultime edhe tek PDK dhe AAK, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së më shumë akterëve në këtë proces.

“LVV duhet t’u dërgojë ftesa për konsultime edhe PDK-së dhe AAK-së. Në fund, ata mund të bëjnë zgjedhjet më të duhura dhe të mirëinformuara,” u shpreh ai.

Muharremi gjithashtu inkurajoi LDK-në dhe partitë e tjera që të marrin pjesë në këto konsultime dhe të artikulojnë qartë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, duke shtuar se nuk mund të ketë një qeveri funksionale pa përfshirjen e së paku dy prej tri partive të mëdha që dolën nga zgjedhjet e fundit.

“Bashkëpunimi mes partive politike është në interes të vendit dhe është pozitiv për të gjithë,” përfundoi Muharremi.

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy