Prokuroria kërkon paraburgim për katër serbët që u arrestuan dje në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 07 Prill 2025
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për katër shtetas serbë – B.R., N.V., P.K. dhe M.S. Ata, së bashku me disa persona të tjerë të ndaluar në Prizren, dyshohen se ishin në Kosovë me qëllim mbledhjeje të informacioneve për caqe të mundshme, sipas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 5 prill 2025, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kundërshtim me Ligjin për armët (Nr. 05/L-022, neni 2 pika 1.24), duke poseduar armë të ftohta – konkretisht një sopatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas dosjes hetimore, mjetet e mprehta u gjetën gjatë një kontrolli të kryer nga Policia e Kosovës, pas ndalimit të një automjeti të tipit Toyota me ngjyrë gri, i cili po drejtohej nga i dyshuari B.R. Automjeti ishte ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në një zonë të kufizuar. Gjatë procedurës, shoferi kishte deklaruar se nuk mbante asgjë të paligjshme dhe kishte pranuar që automjeti të kontrollohej.
Gjatë kontrollit, policia gjeti mjetet e sipërpërmendura, të cilat të dyshuarit dyshohet se i kishin pasur me vete gjatë një vizite të organizuar në disa manastire të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës.
Prokuroria i ngarkon të dyshuarit me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, bazuar në nenin 366, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...


































