Agim Bahtiri: Fatmir Limaj do të përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë kusht
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 01 Prill 2025
Deputeti i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shprehur i sigurt se Qeveria e Albin Kurtit do të marrë përkrahje nga deputetët e Nismës Socialdemokrate. Sipas tij, Fatmir Limaj është i gatshëm ta mbështesë këtë qeveri pa vendosur asnjë kusht, shkruan Gazeta Infokus.
“Kam informacione se ai është i gatshëm ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë kusht, për të shtyrë përpara proceset që i sheh si të rëndësishme për vendin. E vlerësoj dhe e falënderoj për guximin dhe përkushtimin që ka për të mirën e Kosovës,” tha Bahtiri në një intervistë për DTV.
Ai shtoi se kjo përkrahje do të bëhet pas përfundimit të proceseve ligjore paszgjedhore, duke theksuar se “deputetët kanë të drejtë të veprojnë, sepse janë të zgjedhur nga populli.”
Por, ndryshe mendon Nisma Socialdemokrate. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Vesel Krasniqi, ka mohuar raportimet që sugjeronin se tre deputetët e Nismës do të votonin për Qeverinë Kurti, pa qenë pjesë e saj.
Krasniqi e cilësoi këtë si spekulim, duke sqaruar se “për momentin nuk ka asnjë lëvizje nga ana e partisë.” Ai shtoi se Nisma i qëndron deklarimeve të mëhershme të kryetarit Fatmir Limaj, i cili pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte shprehur i hapur për diskutime për çështje me interes kombëtar, por pa vendosur “vija të kuqe” ndaj Vetëvendosjes.
Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet me tre deputetë në Kuvend, si pjesë e koalicionit parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u certifikuan nga KQZ-ja më 27 mars. Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...






























