Lajme

Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 30 Mars 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Mark Brnoviq, një ish-prokuror i përgjithshëm i Arizonës – një amerikan me origjinë serbe dhe anëtar i Partisë Republikane – është zgjedhur si ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovic do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i SHBA-së në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Shtetit të Arizonës”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan tha se Marku do të jetë avokat i fortë për lirinë.
“Si djali i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për lirinë dhe gjithmonë do ta vendosë Amerikën në radhë të parë. “Urime, Mark,” shkroi Trump.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy