Lajme

Detaje të reja për vrạsjen në Prishtinë – Ishin dy persona që kryen aktin, të dy kishin maska

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 26 Mars 2025

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.

Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një person ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra thuhet se kanë qenë të maskuar.

Njoftimi i policisë për rastin:

-Advertisement-

Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Kujtojmë që për tre ditë në Kosovë, katër persona janë vrarë ndërsa njëri po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje stabile shëndetësore./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy