Muharremi: LVV drejt Opozitës, gjuha e Albin Kurtit po eskalon
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 07 Shkurt 2025
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se Vetëvendosja po shkon drejt opozitës.
Ai bazohet në diskursin e liderëve të partive garuese për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përjashtuar çdo opsion bashkëpunimi ndërmjet opozitës së sotme dhe partisë në pushtet.
“Gjasat për një qeveri nga LVV pas 9 shkurtit po shuhen. Gjuha dhe pozicionet që po përdoren ditët e fundit duket sikur po e largojnë pushtetin dhe opozitën nga njëri-tjetri. Dikush mund të thotë që kjo është një strategji elektorale në ditët e fundit të fushatës për të mobilizuar sa më shumë elektoratin”, ka shkruar Muharremi në rrjetin e tij social në facebook.Sipas tij, ka indikacione që kjo tashmë mund të jetë një fakt real.
“Dje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte kategorik që nuk do të bëjë koalicion me LVV-në e Albin Kurtit pas zgjedhjeve. Ai nuk është një person, së paku nuk ka qenë deri më tani, që thotë diçka kaq kategorikisht dhe më pas e mohon apo vepron ndryshe. Insistimi i tij se do ta mbajë fjalën dhe premtimin e tij “me karrierë politike” duket se nuk është blof. Kjo e komplikon situatën”, shrkoi analisti.
Ai shton se këtë e “betonon” edhe gjuha e përdorur nga Albin Kurti i LVV-së, e cila po eskalon kohët e fundit. Ai nuk po lejon shumë hapësirë, me stilin dhe pozicionet e tij, për bashkëpunim. “O krejt, o asgjë!”, kjo është strategjia e tij, thotë Muharremi, duke përmendur sejanë disa parakushte tepër të vështira për LVV për të formuar qeverinë pas 9 shkurtit.
“LVV duhet të fitojë së paku 46% të votave më 9 shkurt për të qenë në gjendje të krijojë një qeveri me pakicat, një qeveri me pak numra dhe aspak stabile. Por gjasat që LVV të marrë kaq shumë vota janë absolutisht minimale. As në teori, e as në praktikë nuk shihet një rezultat i tillë”, vazhdon Shenoll Muharremi.
Sipas analizës së tij, LVV, me shumë gjasë, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
“Kjo për shkak se: Nuk duket se do t’i fitojë 46% të votave;
-LDK nuk do të hyjë në koalicion me të;
-LVV nuk dëshiron një koalicion me ndonjë parti tjetër të opozitës.
Prandaj, sipas të gjitha gjasave, LVV do të përfundojë në opozitë”, përfundon Muharremi.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...































