Lajme

Abdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 06 Shkurt 2025

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh për të grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku iu bën thirrje atyre që ta shohin LDK përtej vijave partiake. Ani pse ky grup, janë të dëshpëruar e thonë që s’ka alternativë.

‘’Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën

-Advertisement-

time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj

qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katër

vjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që

do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë

e pesë mijë të rinj të Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka lutur ata që ta shohin përtej vijave partiake.

‘’Ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar

gjithherë’’.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy