Kam mamin me sëmundje të rëndë – pas Xumit flet dhe Egli: Unë kam babin
Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 20 Janar 2025
Banorja e “Big Brother Vip”, Egli Tako, ka qenë e përzgjedhur për hapjen e kutisë së Pandorës, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.
Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të, me të ëmën.
Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.
Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!
Egli:“Po”.
Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.
Egli: “Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë”.
Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?
Egli: “Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë”.
Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.
Egli: “Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.
Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten”.
Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?
Egli: “Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?
Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin”.
Pak më vonë Xumi hapi zemrën tek Gjesti, duke thënë se çmimin do që ta fitoj për të paguar kurimin e mamasë së tij, e cila është me kancer.
Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq, ku në një bisedë me Valbonën ajo shprehu se dhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj nuk ka pse ta përmendi si gjë brenda shtëpisë.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...


































