Lajme

Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 25 December 2024

Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është aprovuar Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

Po ashtu janë ndarë 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare në Luginë që merren me bujqësi.

-Advertisement-

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”.

Vendimi tjetër është aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera