Lajme

Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 05 December 2024

Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë.

Madje, Faton Klianku thotë se dyshon se janë të vendosura edhe kamera në zyrat e OVL-UÇK.

Deklarata e tij vjen pasi sot Specialja ka kryer disa arrestime.

-Advertisement-

“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia peku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”.

“Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët. Kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme”, ka thënë ai në “Frontal” të T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera