Lajme

Pamje nga sụlmi ndaj objektit të Komunës së Zveçanit, Peci: Akt i papranueshëm i dhụnës

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 29 Nëntor 2024

Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa vetura.

Pas sulmit ndaj institucioneve të Kosovës, ka reaguar sot kryetari i komunës, Ilir Peci.

-Advertisement-

“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore.

Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy