Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 27 November 2024
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar.
Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje tek të dhëna jo publike ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces.
Zoti Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, GSA. Marrëveshja në fjalë do t’i kishte siguruar ekipit të zotit Trump qasje tek zyrat qeveritare dhe llogaritë e postës elektronike dhe pajisje të tjera. Marrëveshja kërkon që presidenti i zgjedhur të kufizojë donacionet në 5,000 dhe të bëjë publike individët që po dhurojnë para në përpjekjet e tranzicionit.
Në bazë të Ligjit për Tranzicionin Presidencial, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë duhej të ishte nënshkruar para 1 tetorit. Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden i kishte kërkuar zotit Trump në rrugë private dhe publike që ta nënshkruajë marrëveshjen.
Marrëveshja është një hap kritik për sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit në mesditë, ditën e inaugurimit më 20 janar, dhe shtron bazat që Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë qeveritare të fillojnë të ndajnë detaje mbi programet, operacionet dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.
Kjo masë eliminon pengesat që ekipi i zotit Trupt të ketë qasje tek të dhënat edhe dokumentacioni i duhur që administrata në largim i ofron administratës së re kur zoti Trump të marrë pushtetin më 20 janar.
Në bazë të marrëveshjes me Shtëpinë e Bardhë, ekipi i zotit Trump do të duhet të bëjë publik planin e tij të etikës lidhur me procesin e kalimit të pushtetit dhe të angazhohet për zbatimin e tij, tha Shtëpia e Bardhë.
Ekipi i tranzicionit duhet të deklarohet se nuk ka konflikt interesi përpara se të ketë qasje tek informacione federale jo publike.
Shefja e kabinetit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump, Susie Wiles, u takua më 19 nëntor në Shtëpinë e Bardhë me shefin e kabinetit të Presidentit Joe Biden në largim, Jeff Zients dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata diskutuan mes të tjerash edhe pengesat e mbetura, ndërsa avokatët e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime të shpeshta gjatë ditëve të fundit për të finalizuar marrëveshjen.
“Ashtu si Presidenti Biden i tha popullit amerikan nga Kopshti i Trëndafilave dhe drejtpërdrejt Presidentit të zgjedhur Trump, ai është i përkushtuar për një tranzicion të rregullt”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Saloni Sharma.
Pa një marrëveshje të nënshkruar, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ishin të kufizuar lidhur me të dhënat që mund të ndanin me ekipin e ardhshëm. I emëruari në postin e këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Walz, u takua ditët e fundit me këshilltarin e zotit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, por ekipi në largim ishte i kufizuar për gjërat që mund të diskutonin.
“Ky angazhim i lejon pjesëtarët e kabinetit tonë të ardhshëm që të fillojnë përgatitjet kritike, përfshirë dërgimin e ekipeve paraprake në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojnë tranzicionin e rregullt të pushtetit”, tha zonja Wiles në një deklaratë.
Ekipi i zotit Trump për tranzicionin thotë se do të publikojë emrat e donatorëve dhe nuk do të marrë donacione të huaja.
Ende po punohet në mënyrë aktive në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë për të koordinuar vetingun dhe certifikatat e sigurisë.
Kjo do të hapë rrugën që ekipi i tranzicionit dhe të emëruarit e presidentit të ardhshëm të fillojnë të kenë qasje tek të dhënat sekrete përpara se zoti Trump të marrë detyrën.
Të premten, ekipi i zotit Trump i tha zyrtarisht GSA-së se nuk do t’i përdorin zyrat e saj që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, të rezervuara enkas për raste të tilla, emailet, telefonat dhe kompjuterët qeveritarë gjatë tranzicionit.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk pajtohej me këtë vendim por po punon në rrugë të tjera që ekipi i tij t’i merrte të dhënat e nevojshme pa rrezikuar sigurinë kombëtare./VOA
Të tjera
-
Mbyllet për publikun seanca e gjykimit për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur seanca e sotme për publikun...
-
Qeveria miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për “Lojërat M...
-
Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë ...
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...