Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 20 Nëntor 2024
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, të kryesuar nga Josef Zellmeier.
Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Gjermanisë, si në të shkuarën ashtu edhe aktualisht.
“Ai potencoi se për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona kontribut të madh ka edhe mërgata e Kosovës që jeton dhe punon në Gjermani, duke përfshirë edhe rajonin e Bavarisë, e që në këtë mënyrë ata i kanë sjellë edhe më afër vendet tona. Në vijim, kryetari Konjufca foli mbi nevojën që bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve të thellohet edhe më tutje dhe në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë parlamentare”, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës.
Më tutje sipas njoftimit, në takim është diskutuar për synimet e institucioneve vendore, me theks të veçantë shtetin e së drejtës dhe për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë, duke i quajtur këto një parakusht të domosdoshëm të zhvillimit ekonomik.
Konjufca e ka njoftuar Zellmei për procedurat për miratimin e buxhetit për vitin 2025.
“Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, Josef Zellmeier, në emër të tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu nevojën e thellimit të raporteve të mira, sidomos mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Bavarisë. Ai shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe nevojën për tejkalimin e sfidave që dalin përpara”, vazhdon njoftimi.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































