Trump do të emërojë në krye të Departamentit të Tregtisë, miliarderin Howard Lutnick
Autori: Gazeta inFokus
07:53 | 20 Nëntor 2024
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë, njoftoi zoti Trump të martën.
Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Presidentit Trump, i cili merr detyrën më 20 janar.
Zoti Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit.
Ka patur njoftime se Howard Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald” ishte në garë për të marrë postin e Sekretarit të Thesarit, një tjetër detyrë e lartë që zoti Trump duhet të plotësojë në kabinetin e tij.
Por njerëz të afërt me zotin Trump thonë se zoti Lutnick u anashkalua për postin në fjalë mes konflikteve me një tjetër kandidat kryesor, investorin Scott Bessent.
Nëse emërohet për t’u bërë sekretar i tregtisë dhe konfirmohet nga Senati, siç ka të ngjarë, zoti Lutnick mund të luajë një rol vendimtar në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare të presidentit.
Zoti Trump ka propozuar rritjen e tarifave për mallrat e importuara, një përpjekje për të nxitur prodhimin brenda vendit të të njëjtave produkte, por që në një afat të afërt kërcënon të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të çrregulloj ekonominë globale.
Departamenti i Tregtisë mbikëqyr një sërë politikash federale për bizneset, përfshirë gjysmëpërçuesit, sigurinë kibernetike dhe patentat, si dhe ndihmon në nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.
Në të kaluarën, zoti Lutnick ka dhuruar para si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Ai gjithashtu mori pjesë një herë në emisionin e realitetit televiziv të zotit Trump “The Apprentice” në rrjetin NBC përpara se zoti Trump të zgjidhej president në vitin 2016.
Firma “Cantor Fitzgerald”, që drejtohet nga zoti Lutnick, humbi 658 nga 960 punonjësit e saj, më shumë se çdo biznes tjetër, gjatë sulmit terrorist të al-Kaidës më 11 shtator 2001 ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
46 kontraktorë dhe vizitorë të tjerë që ishin në zyrat e firmës “Cantor Fitzgerald” atë ditë u vranë kur kullat u shembën. Vëllai i zotit Lutnick, Gary, ishte në mesin e të vrarëve.
Vetë zoti Howard Lutnick do të kishte qenë në zyrë, por po dërgonte djalin në ditën e parë të kopshtit.
Ai u kthye në vendngjarje dhe shpëtoi nga shembja e Kullës Jugore duke u fshehur pas një makine të parkuar aty pranë.
Më vonë ai krijoi një fond për të ndihmuar familjet e viktimave të sulmeve dhe fatkeqësive natyrore./VOA

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...





























