Lajme

Fitore kundër Rumanisë, Foda beson te vendi i parë në grup

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 November 2024

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka kërkuar fitore kundër Rumanisë.

Foda u shpreh optimist se vendi i parë në grup është i mundshëm.

Strategu gjerman në një konferencë për media ka thënë se për ta bërë këtë nevojitet një fitore prej tre golash.

-Advertisement-

“Vendi i parë në grup është ende i arritshëm, por njëherë duhet ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me skuadrën, por jo edhe aq pasi është dashur të shënonim më shume gola”, u shpreh ai.

“Duke qenë se i kemi disa të lënduar, do t’i bëjmë disa ndryshime në ekip. Do të mundohemi të jemi sa më ofanzivë”, theksoi selektori i “Dardanëve” njofton Klankosova.tv

Më 18 nëntor Kosova do ta zhvillojë në Prishtinë edhe ndeshjen kundër Lituanisë.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy