Rikthehet Champions League, ja sfidat e mbrëmjes së sotme
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 22 Tetor 2024
Kjo mesjavë rikthen emocionet e Champions League, me duele titanësh ku spektakli është i garantuar. Spikat supersfida Real Madrid-Borussia Dortmund në “Santiago Bernabeu”. Verdhezinjtë duan të hakmerren pas finales së humbur një vit më parë në stadiumin mitik “Wembley”, ku “Los Blancos” bënë për vete trofeun e 15 të Champions League.
Historia flet e gjitha për spanjollët, pasi nuk janë vetëm rekordmenët e këtij kompeticioni, por edhe në përballjet direkte fitues është ekipi i Ancelottit. Në 15 ndeshje që Dortmund ka luajtur me Realin, gjermanët kanë fituar vetëm 3, Reali ka triumfuar në 7, ndërsa 5 sfida janë mbyllur në barazim. Megjithatë, në ndeshje të tilla, statistikat janë thjesht histori dhe gjithçka mbetet për t’u parë dhe shijuar.
Në anën tjetër, Paris Saint Germain përballet me PSV Eindhoven. Francezët kanë detyrim vetëm fitore përballë holandezëve, pasi në rast të një tjetër disfate llogaritë për kampiionët e Ligue 1 mund të vështirësoheshin dhe më shumë. Ramos, Lucas Hernandez dhe Kimpembe nuk janë në dispozicion të teknikut Luis Enrique, ndërsa Kolo Muani është në dyshim. Në dy ndeshjet e para, Parisi ka fituar minimalisht ndaj Girona dhe është mundur 2-0 nga Arsenali. Për këtë arsye, kampionët e Francës duan të rikthehen sa më parë te tre pikët.
Arsenali kërkon tre pikët e radhës ndaj Shaktar Donjeck. “Topçinjtë” janë favoritë absolutë në letër, ndonëse mungesat mund të ndikojnë disi në fushë. Me Odegaard e Tomiyasu të dëmtuar dhe Saka në dyshim, anglezët do të zbresin në fushë vetëm për fitore. Deri më tani, londinezët kanë barazuar me Atalantën në ndeshjen e parë dhe kanë fituar ndaj Paris Saint Germain.
Në anën tjetër, Juventus sfidon Stuttgart dhe kërkon fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë vijnë me shumë mungesa, që nga portieri Di Gregorio i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Leipzig, ndërsa Bremer, Koopmeiners, Milik dhe McKennie janë të dëmtuar.
Në orën 18:45, Milani, pas shumë problemeve që po kalon, për t’u ringritur kërkon medoemos tre pikë ndaj belgëve të Club Brugge, ndërsa Bologna përballet me Aston Villa në transfertë.

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...


































