PDK: Ngushtohet trotuari për t’i krijuar hapësirë të parkingjeve autoshkollës “Kushtrimi”
Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 15 Tetor 2024
Komuna e Gjilanit po vazhdon me devijimin e plotë të rrugës “Adem Jashari”, duke eliminuar të gjitha investimet e projektuara dhe të kontraktuara me operatorin ekonomik për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore.
Pastaj është bërë ngushtimin e trotuareve për të krijuar hapësirë të parkingjeve për autoshkollën “Kushtrimi” pronë e drejtorit të shërbimeve publike Kushtrim Ibrahimi.
Sot ka filluar asfaltimi i trotuarit duke e ndryshuar projektin e kontraktuar sipas tenderit, ku në paramasë janë paraparë kubëza betoni me 1 euro m/2. Por mbikqyrësi i projektit ka kërkuar që të asfaltohet me çmim prej 10 euro m/2. (Shih paramasën).
Të gjitha këto po ndodhin nga presioni i drejtorit të shërbimeve publike dhe me miratimin e kryetarit të komunës.
Menaxheri i projektit, respektivisht organi mbikëqyrës nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të ndryshojë projektin pa aprovimin paraprak nga hartuesi i projektit.
Çdo ndërhyrje e kësaj forme është vepër penale dhe ftojmë organet kompetente që menjëherë të marrin masa ligjore ndaj menaxherit të projektit.
I kërkojmë publikisht hetuesisë që të merret urgjentisht me këtë masakër të këtij projekti, i cili ka devijuar 100% prej asaj që është projektuar, tenderuar, kontraktuar dhe prej kësaj që po ndodhë në teren.
Përndryshe heshtja e këtij rasti nga hetuesia, nënkupton bashkëpjesëmarrjen e tyre në këtë katrahurë dhe në këto keqpërdorime që po ndodhin nga drejtori i shërbimeve publike dhe kryetarit të Gjilanit, thuhet në reagimin e PDK.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...


































