Fokus

“Shpërlarje e parasë, raportim i rremë i pasurisë e dhuratave” – Prokuroria Speciale konfirmon bastisjen në ministrinë e Aliut

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 08 October 2024

Prokuroria Speciale për Infokus ka konfirmuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer sot një bastisje në Ministrinë e Infrastrukturës në krye me Liburn Aliun.

Sipas Speciales arsyeja e këtij aksioni janë dyshimet se dy persona kanë kryer veprën penale që lidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Ata dyshohen për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave e dhuratave.

-Advertisement-

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera