Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 23 Shtator 2024
Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin.
Kjo deklaratë e dëshmitarit Krasniqi erdhi pasi mbrojtja e Hashim Thaçit i tha atij se në shumë media ka dal që ai së bashku me Fehmi Kryeziun dhe Skënder Hotin kishin arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Shumë media, kanë raportu për arrestim që ne i kemi arrestu. Nuk është e vërtetë. Edhe në deklaratën e parë dhe të dytën iu kam thënë ju lutem mos e përmendeni fjalën arrestim se nuk është e vërtetë”, tha dëshmitari Krasniqi.
Dëshmitari tha se Hashim Thaçin nuk e kishte parë atë ditë kur ishin marrë dy personat e lartpërmendur me veturë.
“Nuk ka qenë. Nuk e kam pa dhe nuk ishte”, tha dëshmitari duke shtuar se nuk ka parë ndonjë urdhër me shkrim për arrestimin e Cen Deskut dhe Jakup Kastrati.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i kujtoi dëshmitarit se i ka thëne ZPS-së që ai ka qenë duke qëndrua në rrugë me dy personat e tjerë kur ka arrit një veturë e cila i mori Deskun dhe Kastratin. Ndërsa për veturën që iu bashkua veturës së parë ai tha se nuk e din a kishin lidhje me njëra-tjetrën.
“Po kishte emblema të UÇK-së”, tha dëshmitari për veturën e parë kur u pyet se si dukej ajo veturë.
Më pas, dëshmitari u pyet se nga e dinte se vetura ishte e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Personat që dolën nga vetura ishin dy ushtarë edhe neve na panë duke bisedu aty. Ishim unë, Skënder Hoti, Fehmiu dhe disa ushtarë. Na thanë kemi ardhë t’i marrim dy njerëz që janë në shtëpinë e OSBE-së këtu. Nuk e kemi ditë për kë është fjalë. Nga ne shkoi Fehmiu se ishte me i ri- trokiti në derë dhe i thirri. Kur dolëm i pam kush janë”, tha dëshmitari duke shtuar se nuk ka pas në veturë mbishkrim ‘Shtabi i Përgjithshëm’.
Dëshmitari mohoi se nuk ka dijeni se kush ishin ata ushtarë që erdhën me veturë.
“Veç me thanë që kemi ardhë me i marrë dy njerëz këtu dhe mendum që ishin njerëzit e tyre që i kanë pru këtu edhe po i marrin prapë”, tha ai.
Mishetiq insistoi serish në pyetjen e tij se nga e dinte se këta ushtar ishin nga Shtab i Përgjithshëm.
“Po na u prezantun ashtu. Kurrfarë shenjë dalluese nuk ka qenë por vetëm prezantimi i tyre”, tha dëshmitari.
Mishetiq i kujtoi dëshmitarit se Prokurorisë së Kosovës i kishte thënë që ata nuk ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm por që ishin thjeshtë ushtarë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu, ai i kujtoi dëshmitarit se ai kishte thënë se nuk ishte në dijeni se ku i kishin mbajtur të ndaluar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin.
“Po kam qenë prezent”, tha dëshmitari kur u pyet se a ishte i pranishëm në lirimin e Jakup Kastratit dhe Cen Deskut.
Tutje, dëshmitari mohoi se ishte në dijeni që Jakup Kastrati kishte thënë që ai ishte njëri nga personat që ishte përfshirë në arrestimin e tij
Gjithashtu, Mishetiq i tha dëshmitarit se Jakup Krasniqit i kujtohet që i kë thënë atij që keni urdhra për ta arrestuar atë dhe duhet të zbatohen urdhrat. Një gjë të tillë e mohoi dëshmitari.
“Në mesin tonë ka pas shumë njerëz të LDK-së edhe në UÇK. Nuk na ka pengu ajo aspak”, tha dëshmitari kur u pyet se a janë të vërtetë zërat që këta dy persona ishin arrestuar si anëtar të LDK-së.
“Unë kam mëndu që janë marrë si arsimtarë e që të bisedohet me ata”, tha dëshmitari.
Veç kësaj, dëshmitari pohoi se ‘Njësiti Lumi’ është krijuar nga Gani Krasniqi që ishte një person me autoritet në zonë.
Dëshmitari e pohoi një gjë të tillë dhe tha se Gani Krasniqin e ka njohur prej para lufte se ishte i burgosur politik dhe janë afër me fshatra.
Ai pohoi se ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kryesisë në fshatin e tij.
“Deri në fillim të luftës unë kam qenë në LDK”, tha dëshmitari duke shtuar se iu është bashkuar shokëve në UÇK.
Dëshmitari pohoi se për ZPS-në ka thënë se është shok edhe me Isni Kilajn dhe se kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i uruar rrugë të mbarë ndërkohë që ai po përgatitej në Hagë.
“Patjetër, e kam pas shok”, tha dëshmitari.
Ai pohoi se krahas njësitit ‘Lumi’ ka qenë edhe njësiti ‘Çeliku’ i cili ka qenë i drejtuar nga Fatmir Limaj. Por, nuk u dëgjua përgjigja e tij kur u pyet se a ka pas rivalitet në mes këtyre dy njësiteve.
Mishetiq i tha dëshmitarit se për ZPS-në kishte thënë se gjatë kohës sa ishte ushtar në njësitin ‘Lumi nuk i kujtohet të ketë parë ndonjë vizitë të ndonjë komandanti-eprori të UÇK-së.
Ndërsa, për inkuadrimin në Policinë Ushtarake, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në se kishte marrë ftesë nga një ushtar tjetër në njësitin ‘Lumi’.
Gjithashtu, ai kishte thënë që personi që e ftoi të kyçej në Policinë Ushtarake ishte ushtar i thjeshtë dhe se pse iu kishte bërë dëshmitarit kjo ftesë ishte për shkak se ai konsiderohej si personi më i madhe në moshë.
Të gjitha këto i pohoi dëshmitari duke përfshirë edhe faktin se i ka thënë ZPS-së që ishte pozicionuar në pozitën e zëvendëskomandantit të Policisë Ushtarake të skuadrës së Brigadës 122 dhe që ishte kyçur në Policinë Ushtarake në Dragobillë.
Dëshmitari tha se nëse nuk gabon, në kohën kur ishte kyçur në Policinë Ushtarake kishte rënë borë.
Sipas Mishetiq, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në se detyrat e tij në Policinë Ushtarake nuk përfshinin arrestimin e personave dhe nuk kishte autorizim që të arrestonte ushtar si puna e tij. Kjo gjë u pohua nga dëshmitari me kokë edhe pse përgjigja e tij nuk u dëgjua.
Gjithashtu ai pohoi me kokë por nuk u dëgjua pyetja e tij kur Mishetiq i tha se për ZPS-në dëshmitari kishte thënë se ai nuk kishte marrë asnjëherë urdhra me shkrim dhe asnjë listë për persona që konsideroheshin si të dyshuar duke përfshirë edhe pjesëtarët e LDK-së, kur ai ishte pjesë e Policisë Ushtarake.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































