“Kanë gọditur në shenjë”, Konjufca komplimenton Prokurorinë për aktakuzën për rastin e Banjskës
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 16 September 2024
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka dhënë ‘notë lartë” Prokurorisë Speciale rreth përpilimit të aktakuzës për rastin Banjska. Konjufca ka thënë të hënën se me këtë aktakuzë Prokuroria ka goditur në shenjë. Javën që shkoi i kritikoi ata duke e përmendur vonesën për ngritjen e aktakuzës.
“Në kuptimin profesional s’më lejohet të flasë se s’jam i fushës dhe se përfaqësojë gjyqësinë, por Parlamentin e Kosovës por nga kuptimi politik është aktakuzë që mendoj se për nga definicioni i çështjeve që i ka ngritur ka goditur në shenjë. Synimi i grupit terrorist ka qenë aneksimi i një pjese të Kosovës, me këtë pretendim ka pas edhe njerëz që kanë bërë shaka, por kjo s’është shaka është e vërtetë”, ka thënë Konjufca.
Tutje, ai ka folur për segmente të caktuara të aktakuzës duke i veçuar tri.
“Grupi terrorist ka pas mbështetje të plotë të Serbisë. Pra e para aneksimi, e dyta qëndrimi prapa i Serbisë dhe e treta e katërta janë tentimi për të shkatërruar rendin kushtetues. Aty ishte shumë mirë e argumentuar aspekti i kriminalitetit shumë të madh financiar që ka bërë ky grup terrorist duke shpërndarë para dhe duke vendosur këto para e keqpërdorime të tenderëve për funksionalizimin e këtij grupi terrorist” ka thënë ai.
Por, përsëri ka përmendur vonesat në përpilimin e aktakuzës duke kërkuar që të mos ketë “ngadalësim”.
“Mendoj se tash çka nevojitet është të mos kemi atë ngadalësimin që e pamë në përpilimin e aktakuzës, të mos e kemi edhe në zhvillimin e procedurave gjyqësore duke qenë se të pandehurit posedonin dokumente të shëndetësisë së Kosovës”, ka shtuar Konjufca.
Javën e kaluar Kryeparlamentari Konjufca e ka quajtur lajm të mirë ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, duke e komentuar më frazën “më mirë vonë se kurrë”.
Ai tha se supozon që Prokurorisë iu desh gjithë kjo kohë për shkak të numrit të madh të kriminelëve që kryen aktin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë, raporton Gazeta Express.
“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndron Serbia, i cili u bë në Banjskë, ky po që është lajm i mirë, që nuk dua të jap kritika të tjera më pastaj pse u vonua kaq shumë. Fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është: më mirë vonë se kurrë. Po supozoj që Prokurorisë i është nevojitur gjithë kjo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm”
Prokuroria Speciale e Kosovës javën që shkoi ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për rastin e sulmit të serbëve në Kosovës përfshirë edhe kreun e tyre Milan Radojiçiq.
Në këtë sulm ishte vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...