Pallaska: Opozita të marrë mësim nga matematicientët që zbuluan manipulimin e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 04 September 2024
Juristi Dastid Pallaska, ka bërë një status për një ekuacion matematikor që Kurti e ka zgjidhur sot në një shkollë të Podujevës, e që nëpër rrjete sociale është bërë virale meqë po pretendohet se Kurti e ka gabuar rezultatin në fund.
Ai shprehet se Kurti ka përdorur mjeshtërinë e manipulimit, edhe për faktin se ai di matematikë.
“Fitimi i lehtë i betejave politike me opozitën që iu nënshtrua sofizmit të tij, e nxiti Albin Kurtin që sot sofizmin ta praktikojë në një shkencë ekzakte, matematikë, për të cilën kishte pretenduar se është “gjeni.”
Për dallim nga kundërshtarët e tij politikë, ekspertët matematikorë e ekspozuan sofizmin e tij shumë shpejtë dhe pa ekuivoke. Kjo e detyroi Albin Kurtin ta pranojë përpjekjen për manipulim, diçka që – me gjasë – po e bën për herë të parë”, shkroi ai.
Ai thotë se opozita duhet të marë mësim nga matematicientët që “zbuluan” manipulimin e Kurtit.
“Partitë opozitare duhet të marrin mësim nga matematicientët që ekspozuan sofizmin e Albin Kurtit sot. Kjo jo vetëm për të fituar një votë më shumë por për të parandaluar të vërtetën të shndërrohet në paradoks”.
Postimi i plotë:
Sofizmi i Albin Kurtit dhe e vërteta si paradoks
Sofizmi paraqet një “argument” të pavërtetë, të cilin autori e di që është i pavërtetë dhe – përkundër kësaj – e përdorë për të vënë të tjerët në lajthitje.
Në fjalor, sofizmi përkufizohet si “argument i zgjuar por i pavërtetë që përdoret për të mashtruar të tjerët me qëllim.”
Në thelb, sofizmi është manipulim.
Edhe pse sofizmi është i pranishëm kudo, përfshirë shkencën, sot atë e gjejmë në versionin më të keq tek politikanët manipulues dhe popullistë që shtrembërojnë paturpësisht të vërtetën për të ardhur dhe mbetur në pushtet.
Për shembull, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti – me sofizëm – i bindi mbi 50% të votuesve se periudha kohore 1999 – 2021 ka qenë më e keqja në historinë e Kosovës. Kjo përkundër faktit të pamohueshëm se gjatë kësaj periudhe vendi ishte çliruar dhe pavarësuar për herë të parë në historinë e vet.
Pre e kësaj gënjeshtre nuk ishin vetëm votuesit por edhe partitë opozitare, të cilat e pranuan sofizmin e Albin Kurtit me “arsyetimin” se ekspozimi i gënjeshtrës së tij iu humbë vota. Opozita ende nuk po arrinë të këndellet nga ky gabim i rëndë.
Ky shembull tregon se efekti më i dëmshëm i sofizmit nuk është propagimi i gënjeshtrave por shndërrimi i të vërtetës në paradoks, diçka e pabesueshme edhe pse e vërtetë.
Sofizmi është i rrezikshëm edhe për shkak se i bën sofistët të duken të mençur edhe pse nuk janë. Me sofizëm, një mashtrues ordiner mund të duket intelektual apo shkencëtar apo politikan vizionar.
Edhe pse sofizmi i Albin Kurtit nuk ishte aq i zgjuar, ai e ka përdorur me mjeshtëri këtë instrument të manipulimit për të ardhur në pushtet. Kjo edhe për shkak se sofizmi i tij pothuajse kaloi pa asnjë rezistencë nga opozita e organizuar politike në vend.
Fitimi i lehtë i betejave politike me opozitën që iu nënshtrua sofizmit të tij, e nxiti Albin Kurtin që sot sofizmin ta praktikojë në një shkencë ekzakte, matematikë, për të cilën kishte pretenduar se është “gjeni.”
Për dallim nga kundërshtarët e tij politikë, ekspertët matematikorë e ekspozuan sofizmin e tij shumë shpejtë dhe pa ekuivoke. Kjo e detyroi Albin Kurtin ta pranojë përpjekjen për manipulim, diçka që – me gjasë – po e bën për herë të parë.
Partitë opozitare duhet të marrin mësim nga matematicientët që ekspozuan sofizmin e Albin Kurtit sot. Kjo jo vetëm për të fituar një votë më shumë por për të parandaluar të vërtetën të shndërrohet në paradoks.
Tani që për 5 vite jemi ngopur me sofizëm dhe gënjeshtrat që vijnë me të, qytetarëve duhet ofruar e kundërta e propagandës së Albin Kurtit. E VËRTETA, me të gjitha pjesët e pakëndshme të saj.
Çmontimi i sofizmit të Albin Kurtit duhet të filloj nga gënjeshtra më e madhe e tij, se periudha kur vendi u çlirua dhe pavarësua ishtë më e errëta në historinë tonë.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...