Bislimi takohet me ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 04 September 2024
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur sot në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Në komunikatë bëhet e ditur se Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre të parë folën për mundësitë dhe vullnetin për t’i thelluar edhe marrëdhëniet mes të dyja shteteve, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale. Boven ndër të tjera u njoftua rreth qeverisjes së deritanishme, rezultatet në fushën e sundimit të ligjit, indikatorët ekonomikë, përparimin demokratik, si dhe për procesin e dialogut, reformat evropiane, dhe hapat e fundit para dorëzimit formal të Planit të Rritjes te Komisioni Evropian.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e menjëhershëm të masave të BE-së ndaj Kosovës në mënyrë që vendi ynë të arrijë potencialin maksimal të agjendës evropiane, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Evropian, përveç se Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, për partneritet dypalësh dhe për kontributin e ambasadës së Holandës në fuqizimin e shoqërisë civile në vend, ndërkaq ambasadores Boven i uroi suksese në detyrën e saj të re dhe mirëseardhje në Kosovë
Të tjera
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...