Lajme

Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 18 September 2024

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se po mundohen në çdo mënyrë që ta fajësojnë Beogradin për ngjarjet e këqija në terren.

Vuçiqi ka thënë për televizionin serb “Pink” se autoritetet kosovare “ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, qëllimi i parë dhe kryesor i së cilës, sipas tij, është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë.

“Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë. Ata kurrë nuk kanë dashur dialog, kurrë s’i kemi shtrënguar duart. Qëllimi i tyre i parë dhe themelor është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë. Kur ke një synim të tillë, dhe nuk ke çfarë të ofrosh ekonomikisht, atëherë është e qartë se do ta bëni atë”, tha presidenti serb, raporton N1.

-Advertisement-

Duke folur për masat e propozuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, Vuçiqi tha se Beogradi nuk po kërkon asgjë më shumë se sa është rënë dakord në dialogun me palën kosovare, që nga formimi i Asociacionit e deri tek mbajtja e zgjedhjeve “paqësore dhe demokratike” lokale në veri të Kosovës.

Sa i përket dialogut në Bruksel, ai shtoi se nuk pret ditë “as të mira e as më të mira”.

“Ngadalë po përgatitemi për Kuvendin e Serbisë dhe masat tona. Ne do të jemi gjithmonë me njerëzit tanë në Kosovë dhe presim të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën se nuk do të lejojë hapjen e urës në Ibër pa dialog dhe marrëveshje me Serbinë”, tha presidenti serb, Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera