Lajme

MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 18 September 2024

Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është vëllai i deputetët së “Lëvizjes Vetëvendosjes”, Shqipe Metaj.

Në këtë konkurs janë paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik është paraparë: Njohja e gjuhës Angleze, niveli B2. Por, tek verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjën e gjuhës Angleze, niveli B2.

Tre kandidatë kanë paraqitur ankesa në KPMSHC, por këshilli i ka shpallur të pabaza të gjitha ankesat.

-Advertisement-

Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se aktualisht kandidatë potencial për këtë pozitë janë 2 kandidatë. Por, MPB-ja po pretendon ta shpall fitues kandidatin e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, kandidatin Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së VV-së, Shqipe Metaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera