Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Autori: Gazeta inFokus
19:32 | 18 Shtator 2024
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimin Europian për reagimin e tyre rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Bislimi pas takimit të dialogut që pati me emisarin Lajçak akuzoi BE-në se e nxori një dyminutësh “pozitiv” nga fjalimi gati 50-minutësh me “përmbajtje të rrezikshme” të Vuçiqit. Për këtë akuzë të Bislimit ka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Zëdhënësi kryesor për punët e jashtme të BE-së, Peter Stano, tha se nuk do ta thyejë rregullin e BE-së për të komentuar deklarata “të momentit” as për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Megjithatë, ai iu referua akuzës së Bislimit si “përpjekje për interpretim të qëndrimeve të BE-së”.
“Si rregull i përgjithshëm ne nuk komentojmë komente të rastësishme të zyrtarëve të palëve të treta që përpiqen të interpretojnë veprimet apo qëndrimet e BE-së dhe nuk shohim nevojë për të devijuar nga ky rregull as në rastin e pretendimeve të fundit të z. Bislimi”, tha Stano.
Bislimi në deklarimin e tij të zakonshëm për gazetarët në Bruksel pas takimit që mbajti me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, tha se është brengosëse se si nuk e ka brengosur përmbajtja e adresimit të presidentit serb Bashkimin Europian.
“Zoti Vuçiq është shumë gjeneroz me deklarata, pothuajse çdo ditë e gjen nëpër televizione. Ajo që për mua ka qenë brengosëse, jo përmbajtja, raportimi apo konstatimet të zotit Lajçak, por fakti që këto konstatime të tij nuk kanë hasur në brengë apo reagim të ashpër nga Komisioni Europian apo nga Bashkimi Europian, por ajo që është zgjedhur është që nga një fjalim 40 apo 50 minutësh të zgjedhen dy minuta që mund të interpretohen pozitivisht dhe i gjithë reagimi është marrë me ato dy minuta e jo me përmbajtjen shumë të rrezikshme të këtij adresimi. Për mua është e pakapshme që Bashkimi Europian nuk e sheh si brengosëse që të gjitha konstatimet kanë si pikënisje në narrativë plotësisht artificiale dhe të pavërtetë mbi zhvillimet në Kosovë”, tha Bislimi.
Stano për mediat kishte thënë se i mirëpresin deklaratat e Vuçiqit për integrimin e serbëve të Kosovës në institucione.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ndër kërkesat me “përmbajtje të rrezikshme”, presidenti serb Vuçiq të premten e javës që shkoi tha se vendi i tij kërkon kthimin në “status quo ante” (gjendjen e mëparshme) në veriun e Kosovës. Vuçiq këtë kërkesë e prezantoi si “zgjidhje” për “situatën e serbëve në Kosovë”.
Për këtë deklaratë të presidentit serb Gazeta Express e ka pyetur zëdhënësin e BE-së, por Stano tha se edhe kësaj i është dhënë përgjigje kur komentuan adresimin e Vuçiqit.
“Mesazhet tona të ndara me mediat që na bënin pyetje specifike, mbulonin aspekte të ndryshme të fjalimit të presidentit Vuçiq”, tha Stano.
Për “retorikën nxitëse” , Stano kishte thënë se është kundër dialogut.
“Retorika nxitëse dhe mashtruese, si dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato vënë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre”.
Kryeministri Albin Kurti komentoi dje për herë të parë deklaratat e Vuçiqit, të cilat i konsideroi si të rrezikshme.
“Kërkesat e tij [Vuçiqit], masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha dje Kurti.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte thënë se Vuçiq po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.
“Ai [Vuçiq], faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë”.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...


































