Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj arsimtarit në Kaçanik që dyshohet se keqpërdori sẹksualisht një të mitur në shkollë
Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 03 September 2024
Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit R.Xh., arsimtar i muzikës në një fshat të Kaçanikut, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur brenda një klase.
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij për veprën penale “sulmi seksual”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzikës, për t’u përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara ia zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri ia shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata thotë se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së.
“Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e vendosjes lidhur me masën e arrestit shtëpiak vlerëson se të pandehurit R.Xh., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me bindjen se e njëjta do të jetë masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor të shqiptimit të masave të parapara për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Kjo për faktin se sipas dispozitave të KPPRK-së, me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatojë për sigurinë e të pandehurit, gjykata detyrohet t`i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete të sigurojë që të mos zbatojë masë më të rëndë kur mjafton masa më e butë”.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...
-
Bislimi e informoi ambasadoren Blitt mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon për s...
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...