Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti çdo institucion apo projekt që e ka prekur, e ka shkatërruar

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 19 August 2024

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se katastrofa e kësaj qeverisjeje është shkatërrimi i institucioneve publike dhe private.

Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se çdo institucion dhe projekt që ka prekur kjo qeveri në këtë mandat është shkatërruar, derisa ka përmendur RTK-në, tekstet shkollore, ekonominë e vendit si dhe rrugët nëpër Kosovë.

“Në fund, nuk kanë më asgjë të thonë, përveçse të flasin pa kuptim. Ku kanë prek e kanë shkatërru”, ka shkruar Tahiri mes tjerash.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Katastrofa e kësaj qeverisje – shkatërrimi i institucioneve publike e private!

Java e fundit ka vërtetuar se çdo institucion dhe projekt që ka prekur kjo Qeveri në këtë mandat është shkatërruar. Shihni çfarë ka ndodhur me televizionin tonë publik, me ekonominë, me mirëqenien qytetare, me tekstet shkollore, e me rrugët e Kosovës.

Në katër vjet, çdo projekt, çdo institucion i prekur nga kjo Qeveri, është shkatërruar e dëmtuar rëndë dhe është kthyer mbrapa.

Në fund, nuk kanë më asgjë të thonë, përveçse të flasin pa kuptim. Ku kanë prek e kanë shkatërru.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera