Vulini e falënderon Moskën për “paralajmërimin për tentim-puç” në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 13 August 2024
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, bisedoi në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, për gjendjen e tanishme të sigurisë dhe për “pjesëmarrjen aktive të forcave të jashtme në shkaktimin e tensioneve” në Serbi, njoftoi Qeveria serbe më 13 gusht.
“Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë falënderoi strukturat ruse të sigurisë që paralajmëruan udhëheqjen e Serbisë për përgatitjen e trazirave masive dhe tentativës për puç”, thuhet në njoftim.
Qeveria në Serbi, e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe, akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestave kundër minierave të litiumit, të cilat mbahen prej javësh në të gjithë Serbinë, për “përpjekje për të rrëzuar me dhunë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Presidenti Vuçiq tha më 9 gusht se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, qëllimi përfundimtar i të cilave është puçi dhe rrëzimi i udhëheqjes së vendit”.
Zëvendëskryeministri Vulin ndodhet për një vizitë zyrtare disaditore në Rusi.
Më 12 gusht, ai deklaroi se Serbia nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe se bashkëpunimi tregtar ruso-serb vazhdoi “me gjithë përpjekjet për të vendosur kufizime”.
Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Rusi prej se u emërua zëvendëskryeministër i Serbisë më 2 maj.
Në korrik të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara e futën Vulinin në listën e sanksioneve nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe trafikim me drogë, si dhe për lidhje me Rusinë
Vulin ka udhëtuar në Rusi në disa raste prej kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e Brukselit dhe nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /REL
Të tjera
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...
-
Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
VV flet me Zyrën e BE’së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri “pa banda kriminale”
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për një takim me një delegacion nga zyra e B...
-
Dha shtëpinë dhe i financoi vetë mësuesit, historia e jashtëzakonshme e shqiptarit që hapi shkollën e parë shqipe në Preshevë
Një histori frymëzuese, një shtëpi që u shndërrua në vatër dije e mësimi për ...
-
Deklarata e Nagavcit në fund të mandatit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Pris...
-
Zjạrri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në veri, policia jep detaje
Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në ...
-
Deklarohet i pafajshëm ish-polici i akuzuar për krime lufte në Prizren
Shaqir Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e inspektorit...
-
Von Der Leyen shtron drekë pune për liderët e Ballkanit Perëndimor, s’dihen ende emrat e mysafirëve
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 19 shtator do të ...
-
“Asociacioni, po – jo?”, Kurti i përgjigjet pyetjes direkte të Al Jazeera-s: Si pako, po
Kryeministri Albin Kurti i tha Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin e ko...
-
Sveçla në Gjermani, njofton për pjesëmarrje në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një taki...
-
Dëshmitari i 85-të e vazhdon dëshmin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij në ...