Lajme

Kurti për homazhe te lapidari i dëshmorëve të familjes Lleshi: Kjo familje dha krejt çka pati për çlirimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 07 August 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Gjakovës, në 26-vjetorin e rënies heroike të Kolë dhe Mark Leshit.

Kurti ka thënë se kjo familje bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çka pati për çlirimin e Kosovës.

“Jemi këtu për të bërë homazhe, për të nderuar, për të kujtuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, e cila bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çfarë pati për çlirimin e vendit tonë dhe për pavarësi e për bashkim”, u shpreh ai, njofton Zyra e Kryeministrit.

-Advertisement-

Katër dëshmorë nga kjo familje, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi dhanë jetën në qëndresë kundër okupatorit më 7 gusht 1998, ndërsa pas pak muajsh, në 28 janar 1999, ranë në betejë edhe dy dëshmorë të tjerë nga kjo familje, vëllezërit, Prenë dhe Memë Lleshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera